Te Dua lyrics
by G-Bani
[Teksti i "Të Dua" ft. G-Bani]
[Intro: G-Bani & Anxhela Peristeri]
Mirëmbrëma!
Mirëmbrëma!
Nuk po më merrte gjumi
As mua
Vapa?
Jo, ëndërrat
Të bukura?
Të paarritshme
Ti je?
Anxhela
Dhe ti?
G-Bani
Ah
[Verse 1: G-Bani & Anxhela Peristeri]
Dëgjo si ësht' puna si goca dhe çuna
Mësuan për mua sa shum' që të dua
Kështu që thash', në plazh kur të pash'
Tek luaje me detin, të hap muhabetin
Ndaj t'u afrova dhe të respektova
Fola më degjove, fole të dëgjova
S'ish e vështirë por me ty aq e mirë
U tregova, të lutem më ler' që të futem
Në zemrën edhe në mendjen tënde
Në shpresat edhe dëshirat e tua
Këto mendoja ndërsa vështroja
Plot' me ëndrra ata dy syt' e tua
Por s'më kuptove, nuk më kuptove
Nga pasiguria se si pushtohem
Dua të ta them por pendohem
Se si ma bën zemra kur të afrohem
[Chorus: Anxhela Peristeri]
Si ma bën zemra kur të afrohem
Si ma bën e s'e di pse bllokohem
Ul kokën posht' se s'dua të lëndohem
Kur më sheh me ata syt' e tua
Se si ma bën zemra kur të afrohem (Ah, ah-ah)
Si ma bën e s'e di pse bllokohem (Ah-ah)
Kthej kokën sepse s'dua të kuptohem (Ah-ah)
Vetëm unë e di sa të dua
[Verse 2: G-Bani]
Hë ma bë hallall se ashtu kam pas ca halle
S'çohëm dot me kcy, me u ngrit e me hedh valle
Nuk të ndjek dot nëpër fusha edhe male
Se jeta prej vërteti nuk ësht' si në festivale
Po akoma të du se je reale
E kur afrohesh afër humbas minerale
Një jet' në piedestale, Klaudia kardinale
Të tjerat i zën frika kur vjen prova gjenerale
Të kam pa si shkëlqen në breg të detit
Cermonit' e shtetit dhe eventet e qytetit
Do të përqafoj moj te harku i tragetit
Sikur Titaniku përpara kiametit
Je drit', je yll, je zemër
Je shpirt, je emër, je femër
Je buz'qeshje që leht' nuk harrohesh
Ta dish si ma bën zemra kur më afrohesh
[Chorus: Anxhela Peristeri]
Se si ma bën zemra kur të afrohem
Si ma bën e s'e di pse bllokohem
Ul kokën posht se s'dua të lëndohem
Kur më sheh me ata sytë e tua
Se si ma bën zemra kur të afrohem
Si ma bën e s'e di pse bllokohem
Kthej kokën sepse s'dua të kuptohem
Vetëm unë e di sa të dua
[Bridge: Anxhela Peristeri]
Un' zemer dhe vetëm un'
E di se si e prita takimin
Shum' zemër, s'e din sa shum'
Mendimet që të qet' nuk më linin
Un' zemër, dhe vetëm un'
Kisha në mëndje që ta marr guximin
Shum' zemër, s'e din sa shum'
Me një puthje ta mbaroja kërcimin
[Chorus: Anxhela Peristeri & G-Bani, Anxhela Peristeri]
Se si ma bën zemra kur të afrohem
Si ma bën e s'e di pse bllokohem
Ul kokën posht' se s'dua të lëndohem
Kur më sheh me ata syt' e tua
Se si ma bën zemra kur të afrohem (Ah, ah-ah)
Si ma bën e s'e di pse bllokohem (Ah-ah)
Kthej kokën sepse s'dua të kuptohem (Ah-ah)
Vetëm un' e di sa të dua