Genius Përkthim në Shqip

"BTS - Outro: Ego (Përkthim në Shqip)"

[Intro: RM]
Tani do të vazhdojmë me disa hapa
Që janë pakëz më të vështirë
Gati, dhe fillo
Eksklusivisht nga BigHit
Eksklusivisht nga BigHit

[Verse 1: j-hope]
Kthehem pas çdo ditë
Tek unë i së djeshmes
Tek jeta e të hequrit dorë
E lë veten të largohem
Por e dini, në këtë botë
Ka të vërteta të pandryshuara
Koha nxiton gjithnjë përpara
S'ka asnjë ‘nëse', ‘por', apo ‘ndoshta'
Kujtime gati të harruara kthehen sërish
Prekje e djallit, një kujtim tragjik
Ende pyes veten, pse më bënë me shenjë sërish
Çdo ditë pyes, supozoj, e kaloj, pastaj e përsëris, oh
Asgjë s'mund të ndyshojë, kështu që
Këto mendime i mbylli sërish
‘Sa shumë dashuri? Sa shumë lumturi?'
E zbus veten dhe qëndroj i qetë, në vetmi

[Pre-Chorus: j-hope]
Po, s'më bëhet vonë, kjo është e gjitha
Zgjedhjet e fatit tim, prandaj ja këtu jemi
Shiko përpara, rruga po ndriçon
Vazhdo tani
(Gati, dhe fillo)

[Chorus: j-hope]
Ajo, ajo, ajo rrugë
Cilado rrugë e imja është
Vetëm ego-ego-egoja ime
Thjesht vetes i besoj

[Verse 2: j-hope]
Jeta jo e j-hope por e Xhong Ho-Sok ikën shpejt
Duhet të ketë qenë plot keqardhje e pa shpresë deri sa të vdes
Kërcimi im fantazmat i ndiqte
Fajësoja ëndrrën time, duke pyetur pse jetoj e marr frymë
O Zot (Zot, Zot, Zot)
Ou, koha ikën
Shtatë vjet vuajtjeje kryhen më në fund
Gjithë brengat e mia kanë marrë fund
Në zemrën time vijnë përgjigje nga më të besuarit e mi
‘Veç një shpresë, vetëm një shpirt’
‘Veç një buzëqeshje, vetëm një ti’
Përgjigja e duhur ndaj së vërtetës së botës
Jam veç një ‘unë’ i pandyshueshëm, po

[Pre-Chorus: j-hope]
Tash s'më bëhet vonë, kjo është e gjitha
Zgjedhjet e fatit tim, prandaj ja këtu jemi
Shiko përpara, rruga po ndriçon
Vazhdo tani
(Gati, dhe fillo)

[Chorus: j-hope]
Ajo, ajo, ajo rrugë
Cilado rrugë e imja është
Vetëm ego-ego-egoja ime
Thjesht vetes i besoj

[Outro: j-hope]
Mënyra si besoj, mënyra sesi shkoj
U bë fati im, u bë thelbi im
Vështirë ishte, dhe e trishtë ishte
Por prapë jam i qetë dhe më bëri ta njoh veten
Harta e Shpirtit, Harta e së gjithës
Është egoja ime, është egoja ime
Harta e Shpirtit, Harta e së gjithës
Është egoja ime, është egoja ime

A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Copyright © 2018 Bee Lyrics.Net